Sport
28 March 2026
Kosova “pushton” kërkimet në Turqi para finales vendimtare për Botërorin 2026

Fitorja e Kosovës ndaj Sllovakisë në gjysmëfinalen e play-off-it për Botërorin 2026 ka rritur ndjeshëm interesimin ndërkombëtar për “Dardanët”, duke e kthyer ekipin në një nga temat më të diskutuara online.

Përveç reagimeve në Sllovaki, ku humbja u cilësua “e dhimbshme”, vëmendja është zhvendosur edhe në Turqi, ku në 24 orët e fundit, Kosova është kthyer në trendin kryesor të kërkimeve në internet.

Sipas të dhënave nga Google Trends, termi “Kosova” ka shënuar rritje prej 650% në kategorinë “Top kërkimet”. Ndërkohë, në “Kërkimet në rritje”, shprehje si “Bileta për ndeshjen Kosovë-Turqi” kanë arritur nivelin “Breakout”, që nënkupton një rritje mbi 5,000%, duke reflektuar një interes të menjëhershëm dhe masiv.

Kjo rritje e interesimit lidhet drejtpërdrejt me përballjen e ardhshme mes Kosovës dhe Turqisë, e cila do të zhvillohet më 31 mars në stadiumin Fadil Vokrri Stadium në Prishtinë.

Ndeshja finale e play-off-it, që nis në orën 20:45, do të përcaktojë skuadrën që siguron një vend në Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.



Të ndryshme
Më shumë
Idri Istrefi pranon humbjen në Strugë31 October 2021
Glauk Konjufca kryeson me vota ndaj Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 28 dhjetorit 7 January 2026
SHBA-Iran: planet për bisedimet mbeten fluide ndërsa tregjet e energjisë reagjojn24 March 2026