Nga Vendi
28 March 2026
Siljanovska-Davkova në Shkup, kritika ndaj BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe thirrje për reforma urgjente

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, hapi në Shkup panelin e Studentëve Demokratë Evropianë në kuadër të Universitetit dimëror EDS 2026, duke ngritur shqetësime për gjendjen e demokracisë dhe sigurisë në Evropë.

Në fjalën e saj hyrëse, ajo theksoi krizën demokratike dhe sfidat e sigurisë, si dhe kritikoi qasjen e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar procesin e zgjerimit si të paqëndrueshëm dhe të ndikuar nga standarde të dyfishta.

Sipas saj, kërkesat e fqinjëve shpesh devijojnë nga kriteret e Bashkimi Evropian dhe nuk janë në përputhje me parimet themelore të unionit. Ajo rikujtoi edhe mbështetjen e institucioneve evropiane për vendin, përballë bllokimeve të vazhdueshme në Këshillin Evropian.

“Trasa e zgjerimit është shoqëruar me standarde të dyfishta dhe besueshmëri të dëmtuar”, u shpreh presidentja, duke shtuar se Ballkani Perëndimor nuk përbën barrë për BE-në, por përkundrazi, integrimi i tij do të forconte sigurinë dhe do të eliminonte ndarjet artificiale në kontinent.

Siljanovska-Davkova bëri thirrje për rishqyrtim urgjent të politikave të BE-së ndaj rajonit, duke përmendur rritjen e kërcënimeve globale, ndryshimet në rendin ndërkombëtar dhe krizën e lidershipit si arsye për veprim të shpejtë.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e dialogut dhe negociatave për rikthimin e paqes dhe stabilitetit, ndërsa në bashkëbisedim me studentët u trajtuan çështje që lidhen me demokracinë, sigurinë dhe rolin e të rinjve, përfshirë edhe pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje.



Të ndryshme
Më shumë
“Të gjithë sytë nga unë”, Anxhelina Hadërgjonaj me imazhe joshëse në rrjete sociale27 August 2021
Egli Tako surprizon në “Për Shqiptarët” 4 October 2025
Shqipëria dhe Kosova drejt ‘play-off-it të Botërorit, kundërshtarët e mundshëm në gjysmëfinale14 October 2025