Sport
25 July 2020
Mbappe u largua nga fusha mes lotëve

Kylian Mbappe rrezikon të humbasë Champions League.

Talenti francez u dëmtua në kyçin e këmbës të premten mbrëma në finale të Kupës së Francës kundër Saint Etiene.

Ai u largua nga fusha mes lotëve, derisa më pas doli ta festojë titullin me paterica, diçka që vërteton se lëndimi nuk është i lehtë dhe se rrezikon të mos paraqitet kundër Atalantës.

Mbappe si asnjëherë më parë u largua mes lotëve derisa shihet qartë në video se nuk ia falë kapitenit të Saint Etien për atë ndërhyrje, ani pse ky i fundit tenton t’i kërkojë falje.



Të ndryshme
Më shumë
Dr. Meral Uzeiri Ferati emërohet drejtoreshë e Spitalit të Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair 2 February 2026
La Liga vë në fokus Vedat Muriqin para sfidës Mallorca – Real Madrid 4 April 2026
Hungaria dënon distributorin e librit për fëmijë që paraqet familje homoseksualësh 7 July 2021