Nga Vendi
28 March 2026
Prindërimi në epokën digjitale: Si të menaxhojmë ekranet pa panik

Prindërimi sot është një sfidë e vërtetë, sidomos për rritjen e fëmijëve në një botë të mbushur me ekrane. Eksperti i komunikimit dixhital Dr. Tony Sampson nga Universiteti i Essex-it thotë se “prindërit nuk duhet të bien në kurthin e panikut moral” dhe përdorimi pozitiv i teknologjisë mund të ndihmojë në rritjen e kreativitetit dhe të nxënit.

Psikologia Dr. Jane Gilmour sugjeron ndryshime të vogla dhe të realizueshme në rutinën e përdorimit të ekranit, duke thënë: “Ndryshimi i një zakoni do të jetë gjithmonë i vështirë. Truri i qetë komunikon më mirë.” Ndërsa trajnerja e prindërve Olivia Edëards thekson rëndësinë e bashkëpunimit: “Ne duhet të kemi një marrëdhënie të fortë me fëmijën tonë sepse kjo është ajo që do të na çojë drejt bashkëpunimit dhe punës në grup.”

Psikologia Dr. Maryhan Baker shton se pranimi i presionit të bashkëmoshatarëve dhe përfshirja e adoleshentëve në biseda rreth kohës para ekranit i ndihmon ata të jenë më të vetëdijshëm. Olivia sugjeron diskutime praktike: “Si mendon se funksionon media sociale? Si funksionon ai aplikacion që të mbajë të shikosh më shumë?”

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë t’u japin fëmijëve një shembull të sjelljes së mirë para ekranit dhe të përqafojnë mërzinë pak më shumë për të zhvilluar aftësi të reja dhe vetëkontroll.

Burimi: BBC



Të ndryshme
Më shumë
Edhe sot nuk kanë ardhur ekspertët gjerman për hetime në Spitalin e Tetovës15 September 2021
Me siguri nuk e dinit! Ja si të aktivizoni logon e Apple në telefonin tuaj10 February 2021
Ministri Vitia flet për vendosjen e masave të reja anti-Covid në Kosovë30 July 2021