ShowBiz
29 March 2026
“Ferma VIP3” rrit stakat, fituesi do të marrë 200 mijë euro

Sezoni i tretë i Ferma VIP vjen me një risi të madhe, pasi për herë të parë fituesi do të shpërblehet me 200 mijë euro, duke e kthyer këtë edicion në një nga më konkurruesit deri më tani.

Shuma e lartë e çmimit pritet të ndikojë drejtpërdrejt në dinamikën e lojës, ku strategjitë, aleancat dhe përplasjet mes banorëve pritet të intensifikohen ndjeshëm. Konkurrentët tashmë kanë nisur rrugëtimin e tyre në fermë, me synimin për të arritur deri në finale dhe për të siguruar çmimin e madh.

Produksioni ka paralajmëruar një sezon të mbushur me emocione, sfida të forta dhe situata të papritura, duke rritur pritshmëritë e publikut për një spektakël tërheqës dhe plot surpriza.

Mbetet për t’u parë se cili prej banorëve do të arrijë të menaxhojë presionin dhe të dalë fitues në këtë garë të fortë.

 



Të ndryshme
Më shumë
Atentat në Shkodër, breshëri plumbash drejt një makine27 June 2020
Pagat rriten, punësimi bie në Shqipëri10 September 2026
Gashi: Do të negociojmë si koalicion, bashkërisht me ASH-në 4 August 2020