Nga Bota
25 July 2020
Konspiracionistët e akuzojnë si krijues i COVID-19, reagon Bill Gates

Përveç viktimave dhe dëmeve të mëdha ekonomike, koronavirusi ngjalli dhe shumë teori konspirative të cilat qarkullojnë në rrjetet sociale.

Pjesë këtyre teorive është bërë dhe Bill Gates, një nga personat që është përfshirë në  gjetjen e një vaksine anti-COVID. Ai ka investuar shuma të mëdha parash, por deri më tani ende nuk kemi një vaksinë zyrtare që mund të parandalojë përhapjen e virusit.

Por, teksa konspiracionistët e akuzojnë si krijuesi i COVID-19, ka ardhur dhe reagimi themeluesit të Microsoft.

Bill Gates u shpreh për CNN se; “Është një kombinim i keq mes pandemisë dhe rrjeteve sociale dhe njerëzve që kërkojnë një shpjegim më të thjeshtë”.

Nëpër rrjete sociale, njerëz të shumtë akuzojnë Bill Gates për pandeminë dhe sipas disa teorive të tjera, ai po “kërkon të eliminojë 15% të popullsisë në botë”.

“Fondacioni ynë ka dhënë më shumë para për blerjen e vaksinave se gjithë të tjerët,” tha Gates. Ai ka premtuar 250 milionë dollarë në përpjekjet për të luftuar pandeminë.

Të tjera akuza online, pretendojnë se FBI arrestoi Bill Gates për terrorizëm biologjik ose për faktin se ai po mbështet një komplot perëndimor për të helmuar afrikanët. Akuzat thonë se ai po shfrytëzon krizën për të “kontrolluar njerëzit” dhe për të “fituar para nga shitja e vaksinave”. “Unë besoj fort te e vërteta,” tha Gates për CNN.

Nuk është hera e parë që miliarderi vendoset në qendër të këtyre akuzave. Kur shpërtheu virusi “Zika” në 2015-n në Brazil, Bill Gates ishte një nga figurat kryesore që akuzohej./ Opinion.al



Të ndryshme
Më shumë
Vuçiq: E mbështes liberalizimin e vizave për Kosovën 6 July 2021
Dje në Maqedoni janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë 5 August 2021
Kështu dukej Shkurte Fejza në lule të rinisë19 August 2021