Nga Rajoni
11 September 2026
Hamza: Besoj që vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të jetë lirues, ndaj dhe Kosova do të ketë festë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka shprehur besimin se vendimi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të jetë lirues.

Hamza ka thënë se pret që Kosova të ketë arsye për të festuar, duke theksuar se, sipas tij, gjatë procesit është dëshmuar pastërtia e luftës së UÇK-së.

Aktgjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit - kanë mbetur edhe 5 ditë

“Besoj që vendimi do të jetë lirues e Kosova do të ketë festë. Atje është dëshmuar pastërtia e luftës së UÇK-së”, ka deklaruar Hamza.

Ndryshe, më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.



Të ndryshme
Më shumë
Arrestohet 26 vjeçari nga Shkupi, transportonte emigrantë22 June 2020
Ademi kundërshton Saliun, identiteti kombëtar nuk negociohet nga marrëdhëniet ndërshtetërore28 February 2026
Sa bëhen nervoz njerëzit në Maqedoninë e Veriut28 June 2021