Nga Rajoni
29 March 2026
Arrestim në Pejë, i dyshuari kanosi policin dhe u kap me thikë

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor, ndërsa gjatë kontrollit tek ai është gjetur një mjet i mprehtë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 28 marsit, rreth orës 21:03, në rrugën Madeleine Albright. Sipas raportit, i dyshuari ka kërcënuar policin dhe më pas është arrestuar nga autoritetet.

Policia njofton se gjatë kontrollit është konfiskuar një brisk, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, sipas njoftimit, i dyshuari ka kanosur zyrtarin policor dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.

Burimi: KlanKosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
Shembja e rrugës në Prishtinë ngre dyshime për neglizhencë dhe rrezik nga ndërtimet31 March 2026
Djali i heroit Agim Ramadani sulmon Fatos Gecin për deklaratën ndaj Thaçit21 April 2026
Bashkë në Çellopek, AKI në mbështetje të Arkin Jahijit për Bërvenicën27 September 2026