Nga Vendi
29 March 2026
Mijëra amvisëri të kyçura ilegalisht në ujësjellësin e Tetovës

Mbi 18 mijë amvisëri dhe biznese në Tetovë rezultojnë të kyçura ilegalisht në rrjetin e ujësjellësit, duke shkaktuar humbje të mëdha financiare dhe probleme serioze me furnizimin me ujë për qytetarët.

Sipas drejtorit të NPK Sharri, Valon Zeqiri, numri i konsumatorëve që nuk paguajnë është alarmant. Ai theksoi se vetëm rreth 70 për qind e qytetarëve kryejnë pagesa të rregullta, ndërsa mijëra të tjerë shfrytëzojnë ujin pa asnjë kompensim, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme për ndërmarrjen. “Diku 16-18 mijë klientë nuk paguajnë, kjo është një humbje shumë e madhe”, u shpreh ai.

Situata reflektohet drejtpërdrejt te furnizimi me ujë, sidomos në lagjet e larta si Drenoci, ku banorët ankohen për mungesë të vazhdueshme. “Me ujin katastrofë është, nuk ka aspak, nga mali mbushim ujin”, tha një banor, ndërsa një tjetër shtoi se gjatë verës situata bëhet edhe më e rëndë.

Nga ndërmarrja apelohet që qytetarët të regjistrohen dhe të legalizojnë kyçjet, duke paralajmëruar se gjobat për lidhje ilegale arrijnë deri në 60 mijë denarë.



Të ndryshme
Më shumë
Tayna me një tjetër sukses por kësaj here nuk ka të bëjë me muzikën21 June 2021
FFK uron trajnerin Franco Foda për ditëlindje, vlerëson punën me Kombëtaren23 April 2026
Filipçe prezanton një rezolutë me vija të kuqe dhe zgjidhje të propozuara për të vazhduar rrugën evropiane25 September 2025