Nga Vendi
1 April 2026
Bashkëpunim për shërbimet sociale në Çashkë, fokus te kujdesi për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara

Në kuadër të një vizite zyrtare në Komunën e Çashkës, atasheu austriak për çështje sociale, shëndetësi dhe mbrojtje të konsumatorëve në Maqedoninë e Veriut, Harald Breza-Fuger, së bashku me Daliborka Zlateva nga Shoqata e personave me paralizë cerebrale dhe aftësi të tjera të kufizuara në Veles, zhvilluan takime me drejtuesit lokalë për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve sociale.

Gjatë vizitës, u diskutua për mundësitë e avancimit të shërbimeve sociale në komunë, ndërsa u realizuan edhe vizita në institucionet parashkollore. Në kopshtin e fëmijëve “Bambi”, ku janë të përfshirë 40 fëmijë të moshës 2 deri në 6 vjeç, si dhe në objektin “Biserçinja”, që pritet të vihet së shpejti në funksion si çerdhe për foshnja, u theksua rëndësia e investimeve në kujdesin e hershëm për fëmijët.

Përfaqësuesit vlerësuan gjithashtu shërbimet ekzistuese sociale, përfshirë programin “ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi”, i realizuar gjatë vitit 2025 përmes Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, si dhe funksionimin e Qendrës Ditore për persona me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit në territorin e komunës.

Autoritetet lokale theksuan se Komuna e Çashkës mbetet e përkushtuar për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve sociale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve.



Të ndryshme
Më shumë
Beatrix Ramosaj publikon këngën “Faj” dedikuar Donaldit28 January 2022
Panovski: Ka protokoll për mjekim të coronavirusit, por askush nuk e publikon28 October 2021
Borrell: Nuk kemi për qëllim t’i ndajmë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë10 May 2021