Nga Bota
2 April 2026
Presidenti iranian i drejtohet amerikanëve: Mosbesimi ndaj SHBA-së buron nga ndërhyrjet historike

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, i është drejtuar me një letër të hapur popullit amerikan, ku ka shpjeguar arsyet historike të mosbesimit të Teheranit ndaj Uashingtonit.

Në mesazhin e tij, ai thekson se një moment kyç në përkeqësimin e marrëdhënieve ishte grushti i shtetit i vitit 1953, të cilin e cilësoi si “një ndërhyrje të paligjshme amerikane që synonte parandalimin e shtetëzimit të burimeve të Iranit”.

Sipas tij, marrëdhëniet në fillim nuk kanë qenë armiqësore, duke shtuar se “ndërveprimet e hershme midis popullit iranian dhe amerikan nuk u dëmtuan nga armiqësia ose tensioni”. Megjithatë, ai thekson se mosbesimi u thellua për shkak të mbështetjes së SHBA-së për regjimin e Shahut, përfshirjes në konfliktet rajonale dhe vendosjes së sanksioneve që i cilësoi si “çnjerëzore”.

Presidenti iranian bëri dallim mes qeverisë amerikane dhe qytetarëve të saj, duke nënvizuar se “populli iranian nuk ushqen armiqësi ndaj kombeve të tjera, përfshirë njerëzit e Amerikës”, ndërsa reagimet e Iranit, sipas tij, bazohen në të drejtën e vetëmbrojtjes dhe jo në agresion.

Letra u publikua nga media shtetërore Press TV, ku Pezeshkian u bëri thirrje amerikanëve të “shikojnë përtej retorikës politike” dhe të rishqyrtojnë perceptimin e tyre për Iranin.



Të ndryshme
Më shumë
RMV, qytetarët të cilët janë fotografuar nuk do të marrin letërnjoftime të reja të paktën edhe një muaj10 August 2021
Gara për Tiranën në 9 nëntor, Berisha shpall kandidatin e opozitës përballë Manastirliut 6 October 2025
Liderët progresistë mblidhen në Barcelonë, fokus bashkëpunimi dhe sfidat globale18 April 2026