Nga Rajoni
2 April 2026
“Varre pa emër”, dokumentari që rikthen në vëmendje misterin e foshnjave të luftës dhe të pagjeturve

Një dokumentar i transmetuar nga Klan Kosova ka rikthyer në fokus një nga plagët më të ndjeshme të pasluftës në Kosovë, fatin e personave të zhdukur dhe rastet e pazbardhura.

“Varre pa emër” nis me rrëfimin e Xhyla Haziri, e cila sjell historinë e dy foshnjave të gjetura të pajeta gjatë luftës dhe të varrosura në varrezat e martirëve në Mitrovicë, për të cilat, sipas saj, “kurrkush nuk i kërkoi apo u interesua për to”.

Dokumentari hedh dritë mbi një realitet ende të pazgjidhur, ku dhjetëra vite pas luftës vazhdojnë të mbeten mistere të hapura. Sipas të dhënave të trajtuara në emision, eshtrat e të paktën 300 personave vazhdojnë të mbeten të paidentifikuara në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në material ngrihen pyetje mbi proceset e identifikimit, saktësinë e varrimeve pas zbulimit të varrezave masive dhe gatishmërinë e familjarëve për të kontribuar në analizat e ADN-së.

Dokumentari synon të nxisë reflektim dhe të rikujtojë nevojën për zbardhjen e së kaluarës, duke i bërë thirrje institucioneve dhe shoqërisë që të mos harrojnë viktimat pa emër.

Burimi: Klan Kosova



Të ndryshme
Më shumë
GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në qeli24 March 2026
Sara e harroi një ditë pas ndarjes dhe shkoi te tjetri, Atdheu: Më kanë çuar foto 2 July 2021
120 profesionistë të shëndetësisë i bashkohen studentëve, Pashaj: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe qeveri tranzitore23 October 2026