Nga Rajoni
2 April 2026
Artan Hoxha: Vrasja e bankierit Santo mund të ketë pasur prapavijë politike

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në podcastin “Okult” me Alfred Cako në kanalin e Top Channel në YouTube, u ndal te vrasja e bankierit Artan Santo në Tiranë, 12 vite më parë, duke e konsideruar një ngjarje me prapavijë politike. Hoxha deklaroi “Vrasja e njerëzve si Artan Santo, që janë kaq të rëndësishëm në botën e parasë, sigurisht që kemi të bëjmë me një komplot, nuk ishte një vrasje ordinere. Pozicioni, statusi që gëzonte Artan Santo, eksperienca që kishte krijuar, lidhjet e kontaktit, fakti që ai ishte një nga njerëzit e pakët të sistemit bankar që nuk ruhej. Nuk kishte as makinë të blinduar, kishte vetëm një shofer dhe ai shoferi ishte në moshë.” Ai shtoi se autorët dhe organizatorët e ngjarjes nuk jetojnë më dhe se fakti që kjo ngjarje nuk u përmend në 12-vjetorin e saj tregon kompleksitetin e situatës.



Të ndryshme
Më shumë
Dimitrov: Nëse gjuha amtare është arsyeja pse nuk mund të përafrohemi drejt BE-së, atëherë le të jetë ashtu21 July 2021
Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunim për ndërtimin e anijeve ushtarake në Pashaliman29 April 2026
Shoqata e Bankave të Maqedonisë: Sistemi bankar është i sigurt dhe stabil28 August 2020