Nga Vendi
27 July 2020
Spitali i Qytetit“8 shtatori” nga sot fillon me operacione të rregullta të pacientëve

Spitali i Qytetit “8 Shtatori” nga sot duhet të fillojë me operacionet e rregullta të pacientëve të cilët nuk janë të infektuar me Covid 19.

Nga fillimi i marsit kur u shpall pandemia, spitali u bë qendër për Covid 19 ku u hospitalizuan numri më i madh i pacientëve. Për shkak të kësaj, praktikisht spitali nuk kishte operacione përpos atyre që ishin urgjente.

Për momentin në spital ka 100 pacientë të hospitalizuar nga Covid -19, por në dy javët e fundit, është bërë një riorganizim në spital, që të mund të bëhen së paku nga tre intervenime kirurgjike tek pacientët të cilët presin tanimë disa muaj.

Njëkohësisht, pjesë e pacientëve të infektuar janë transferuar në katin e parë, ku më parë ka qenë e vendosur kardiokirurgjia e Zhan Mitrev, ndërsa tërësisht është pastruar dhe është dezinfektuar dhe shok dhoma, gjegjësisht përkujdesi intenziv, si dhe blloku operativ që të vihen në funksion për operacionet e rregullta.

Në spital ka 30 kirurgë, për dallim nga anesteziologët të cilët janë vetëm 11, problem që duhet të zgjidhet urgjentisht.



Të ndryshme
Më shumë
Bieber: Veto e Bullgarisë është keqpërdorim i fuqisë së vendit anëtar të BE-së30 June 2021
Afrim Muqiqi martoi djalin, publikohen pamje nga dasma17 August 2021
Publikoi i pari lajmin për gruan që lindi 10 fëmijë, gazetari kërkon falje24 June 2021