Sport
4 April 2026
Bundesliga vlerëson Fisnik Asllanin para ndeshjes Hoffenheim – Mainz

Faqja zyrtare e Bundesliga ka publikuar një video me golat më të bukur të Fisnik Asllani, duke e vënë në qendër të vëmendjes para përballjes së radhës.

Sulmuesi i TSG Hoffenheim po kalon një formë të mirë dhe konsiderohet një nga lojtarët kyç të skuadrës, ndërsa sot pritet të zbresë në fushë kundër FSV Mainz 05, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit.

Performancat e tij kanë rritur interesimin për të ardhmen, me raportime se gjatë afatit kalimtar veror mund të bëjë një hap të ri në karrierë drejt një klubi tjetër.



Të ndryshme
Më shumë
Policia del me detaje për pl agosjen e djeshme në Tetovë 2 July 2020
Maqedoni: Këto ditë kemi ndryshime moti, na pret shiu! 2 September 2021
Shkup: Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike14 August 2020