Nga Vendi
27 July 2020
LSDM: Ja çfarë Qeverie do të formojm ne

LSDM njofton formimin e një Qeverie të udhëhequr nga kjo parti, e cila siç thonë nga atje, do të funksionojë edhe më shumë dhe më mirë dhe e dha rezultatin që e prisnin qytetarët.

“Mbështetja e qytetarëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare është erë në shpinë dhe sinjal i qartë për vazhdimin e rrugës që kemi shtruar. Paratë duhet të përfundojnë tek qytetarët, në mënyrë që të ketë drejtësi, të jetë pjesë e familjes evropiane”, thonë sot në një deklaratë të LSDM-së.

Me fitoren e LSDM-së dhe koalicionit, theksojnë nga partia, qytetarët konfirmuan pa mëdyshje se duan që vendi të ecë përpara.

“Nuk ka kthim prapa, nuk ka më regjim dhe pasiguri. Qytetarët duan të jetojnë në një vend të përparuar ekonomikisht me vlera evropiane në vend, një vend ku ligjet janë të barabarta për të gjithë dhe një anëtar krenar i NATO-s dhe krah për krah i barabartë me vendet më të fuqishme në botë. Do të pasojë formimi i një Qeverie të udhëhequr nga LSDM-ja, e cila do të japë rezultate në përputhje me vullnetin e qytetarëve, thonë nga LSDM.

 



Të ndryshme
Më shumë
Shkup: 185 gjoba për shkeljet e rregullave në trafik, 52 për tejkalim të shpejtësisë 6 July 2021
Haradinaj flet pas debaklit që pësoi në Prishtinë, uron dy kandidatët që shkojnë në balotazh18 October 2021
Artan Grubi vizitoi Spitalin Klinik në Tetovë27 August 2021