Nga Vendi
4 April 2026
Bashkëpunim për shërbime më cilësore, Spitali i Çairit dhe Instituti i Transfuzionit thellojnë koordinimin

Drejtoresha e Spitalit Gjinekologjik të Çairit, Meral Uzeiri Ferati, ka zhvilluar një takim pune me drejtorin e Institutit për Mjekësi Transfuzive, Amir Elezi, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Në këtë takim u diskutua për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e koordinimit në fushën e transfuzionit të gjakut, me qëllim ofrimin e kujdesit më cilësor për pacientet.

Të dy drejtuesit vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve, duke theksuar se një koordinim më i ngushtë ndikon drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Spitali Gjinekologjik në Çair vijon të synojë avancimin e standardeve dhe efikasitetit në shërbimet që ofron.



Të ndryshme
Më shumë
G7 nxjerr në treg 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimet 3 October 2026
27 kallëzime penale për falsifikim të patentë-shoferëve12 September 2026
Policia e Kosovës konfiskon bluzat provokuese të të rinjve serb në Gazimestan28 June 2021