Nga Bota
4 April 2026
Trump: Rrëzimi i avionit F-15 nuk ndikon në negociata

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se rrëzimi i një avioni luftarak amerikan nuk do të ndikojë në procesin e negociatave.

Duke folur për incidentin me avionin F-15 në Iran, Trump nuk dha detaje mbi operacionin e kërkim-shpëtimit për anëtarin e ekuipazhit që vijon të jetë i zhdukur.

“Jo, është luftë. Jemi në luftë”, u shpreh ai, duke mohuar që situata të ketë ndikim në zhvillimet diplomatike mes palëve.

Ndërkohë, njëri pilot është shpëtuar, ndërsa për tjetrin vijojnë kërkimet. Autoritetet iraniane kanë njoftuar edhe shpërblim financiar për këdo që ndihmon në gjetjen e tij.



Të ndryshme
Më shumë
Osmani: “Çairi mban barrën e historisë, qytetarët e kanë kuptuar përgjegjësinë e tyre”19 October 2025
Sot përkujtohet 558-vjetori i ndarjes nga jeta i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu17 January 2026
Lëvizja Besa shpalosi disa propozime në lidhje me funksionimin e tryezës së partive parlamentare shqiptare12 August 2020