ShowBiz
4 April 2026
Daniel Peretz rrëfen historinë e dashurisë me Noa Kirel, nga Eurovisioni te vendimi për martesë

Portieri i Southampton FC, Daniel Peretz, ka ndarë detaje për historinë e tij të dashurisë me këngëtaren Noa Kirel, duke zbuluar se vendimi për martesë erdhi që në momentin kur e pa në skenën e Eurovision Song Contest 2023.

Sipas tij, performanca e artistes në Liverpool ishte momenti që e bindi për ndjenjat e tij. “Kur e pashë atë performancë, thashë, wow, dua të jetë gruaja ime, është gruaja më e bukur në botë”, u shpreh Peretz.

Çifti u njoh disa muaj pas Eurovisionit dhe sot gëzon një popullaritet të madh në Izrael, ku mediat i krahasojnë me çiftin e famshëm David Beckham dhe Victoria Beckham.

Peretz shtoi se marrëdhënia e tyre është e mbështetur nga publiku, “në Izrael është shumë bukur, marrim shumë dashuri nga njerëzit, jam me fat që e kam në jetën time”.



Të ndryshme
Më shumë
Wizz Air zgjeron bazën në Shkup, synimi 4 milionë pasagjerë në vit21 July 2026
Trump thyen rekordin historik për fjalimin ndaj Kongresit, 80 milion fuçi naftë nga Venezuela nënvizojnë arritjet energjetike25 February 2026
Fansat zbulojnë photoshop-in te Leonora Jakupi, e pyesin se pse e ka fshirë krahun... 21 July 2021