Nga Rajoni
4 April 2026
Osmani falënderon bashkëpunëtorët para dorëzimit të detyrës, “rrugëtim i përbashkët për Kosovën”

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me bashkëpunëtorët e saj në prag të dorëzimit të detyrës, duke reflektuar mbi punën e realizuar gjatë mandatit.

Në fjalën e saj, Osmani theksoi se arritjet nuk janë rezultat i një individi të vetëm, por i një përpjekjeje të përbashkët. “Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët”, u shpreh ajo.

Ajo vlerësoi kontributin e bashkëpunëtorëve nga fusha të ndryshme, duke theksuar përkushtimin e tyre në avancimin e ideve dhe mundësive për qytetarët.

“Faleminderit që qëndruat me ne e për Kosovën tonë të përjetshme”, shtoi Osmani, duke shprehur mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen gjatë mandatit të saj.



Të ndryshme
Më shumë
Në ora 4 të mëngjesit, policia kapi dy persona duke vjedhur një BMW! 5 July 2021
Specialja vijon intervistimin e Ahmetit 2 September 2020
Kapet me 100 mijë franga një shofer nga Gostivari në vendkalimin kufitar Deve Bair 2 September 2021