Nga Vendi
5 April 2026
VLEN akuzon BDI-në për manipulim të çështjeve studentore dhe mungesë përgjegjësie në pushtet

Përfaqësues të koalicionit VLEN kanë akuzuar BDI-në për keqpërdorim të çështjeve studentore gjatë periudhës në opozitë, duke theksuar se kjo parti po përpiqet të instrumentalizojë probleme që, sipas tyre, i ka lënë të pazgjidhura gjatë kohës kur ishte në pushtet.

Në reagimin e tyre thuhet se, për gati dy vite, BDI ka përdorur çdo çështje për interesa politike, ndërsa tani, siç theksohet, pa kredibilitet moral, po tenton të paraqitet si mbrojtëse e studentëve. Sipas tyre, gjatë 20 viteve në pushtet nuk pati reagime apo protesta për problemet në arsim, ndonëse padrejtësitë ishin të shumta.

VLEN vlerëson se klima aktuale politike ka ndryshuar dhe se studentët tashmë shprehen më lirshëm, duke artikuluar hapur kërkesat e tyre. Në këtë kontekst, bëhet e ditur se të diplomuarit në juridik, të cilët synojnë dhënien e provimit të jurisprudencës, kanë zhvilluar takime dhe shqetësimet e tyre janë marrë në konsideratë.

Sipas njoftimit, është krijuar një grup pune me ekspertë që po shqyrton aspektet juridike dhe institucionale të çështjes, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Në fund, VLEN thekson se, sipas tyre, dallimi mes dy palëve qëndron në qasjen ndaj problemeve, duke shtuar se BDI manipulon me çështje të pazgjidhura, ndërsa ata synojnë t’i adresojnë me vendime konkrete.



Të ndryshme
Më shumë
Behgjet Pacolli ofron shpërblim për këdo që jep informacione që çojnë në arrestimin e Dardan Krivaqës24 August 2021
“Thirrjet e nënave”: S’ka pajtim me Serbinë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve23 July 2020
Zaev: VMRO-ja do të na sjellë sherr me të gjithë fqinjët, Shqipërinë, Kosovën, Bullgarinë dhe do të presim me vite të tëra22 October 2021