Nga Rajoni
5 April 2026
Kosova vendos çmime maksimale ditore për karburantet, nafta 1.86 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka vendosur mekanizëm të ri për përcaktimin e çmimeve maksimale ditore të derivateve të naftës, i cili ka hyrë në fuqi nga 5 prilli 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, për ditën e sotme çmimi maksimal i lejuar për naftën është 1.86 euro për litër, ndërsa benzina 1.49 euro për litër. Ky vendim synon të rrisë transparencën dhe parashikueshmërinë në tregun e karburanteve, duke u bazuar në të dhënat e importit dhe lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Në njoftim theksohet se ministrja Mimoza Kusari-Lila ka nënshkruar vendimin për vendosjen e këtij mekanizmi, ndërsa çmimet maksimale do të publikohen çdo ditë, jo më vonë se ora 10:00.

Institucioni nënvizon se asnjë operator ekonomik nuk lejohet të tejkalojë çmimin e përcaktuar, duke paralajmëruar rritje të kontrolleve në terren nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante.

Sipas ministrisë, masa synon të sigurojë një treg më të drejtë dhe të qëndrueshëm, duke mbrojtur konsumatorët nga luhatjet e menjëhershme të çmimeve, ndërsa çdo shkelje do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.



Të ndryshme
Më shumë
Ziadin Sela: Largimi nga BE-ja rrit rrezikun për vendin dhe rajonin15 July 2026
BE: Evropa duhet të përgatitet për një botë për tri shkallë më të ngrohtë27 October 2026
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të vendosë nëse do të ketë masa të reja kufizuese gjatë festave fetare 2 April 2021