Nga Vendi
15 July 2026
Ziadin Sela: Largimi nga BE-ja rrit rrezikun për vendin dhe rajonin

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, theksoi rëndësinë e orientimit evropian të vendit, duke paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë largimi nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian. Ai deklaroi se, "sa më larg BE-së, aq më afër rrezikut nga forcat që kanë qëllime të errëta për vendin dhe rajonin", duke nënvizuar se perspektiva evropiane mbetet garancia më e mirë për stabilitetin dhe sigurinë. Sela e lidhi të ardhmen e shtetit me vazhdimin e rrugës drejt BE-së dhe bëri thirrje që ky orientim të mbetet prioritet.



Të ndryshme
Më shumë
Trump: “Me të mirat që bëj, ndoshta do të shkoj në Parajsë” 5 February 2026
National Geographic zyrtarizon oqeanin e pestë në botë23 June 2021
Angellov për zjarret: E rëndësishme është që nuk ka njerëz të lënduar 3 August 2021