Nga Vendi
6 April 2026
Investime në shëndetësi, drejt përfundimit 10 salla moderne operacioni dhe projekte të reja në horizont

Qeveria ka paralajmëruar përfundimin e një prej projekteve më të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë, duke bërë të ditur se në muajt në vijim do të lëshohen edhe katër salla të reja operacioni, duke e çuar në 10 numrin total të sallave moderne.

Sipas deklarimit zyrtar, këto investime synojnë të përmirësojnë ndjeshëm kushtet në sistemin shëndetësor dhe të afrojnë standardet me ato bashkëkohore. “Pritet që për disa muaj nga sot të lëshohen edhe katër salla, me të cilat do të përmbyllim procesin prej 10 sallash shumë moderne”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, është bërë e ditur se nga fillimi i verës pritet të përfundojë edhe një projekt tjetër në Spitali 8 Shtatori, ku do të vendosen salla të reja operacioni të standardeve të larta. Sipas autoriteteve, kjo do ta pozicionojë vendin në krye të rajonit për nga infrastruktura e këtij lloji.

Megjithatë, në deklaratë pranohet se sektori i shëndetësisë përballet ende me sfida të shumta dhe nevojë për reforma të thella, si në aspektin strukturor ashtu edhe në qasjen institucionale. Theksohet se ndryshimet kërkojnë kohë dhe burime, por mbeten prioritet i Qeverisë.

Autoritetet kanë falënderuar të gjithë aktorët e përfshirë në realizimin e projekteve dhe kanë paralajmëruar investime të tjera në të ardhmen, me synim përmirësimin e shërbimeve dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.



Të ndryshme
Më shumë
Mbi 330 mijë votues në Shqipëri në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë votojnë sot për zgjedhjet e kryebashkiakëve të rinj 9 November 2025
Ja e vërteta e tre antarëve të një familje nga Tetova që vdiqën nga Covid 19 2 September 2021
Melinda e përmendi, reagon Elvana!28 July 2021