Nga Vendi
7 April 2026
Skandal me miliona në Shkup, 21 persona dhe 4 kompani nën akuzë për mashtrim tatimor dhe pastrim parash

Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave dhe propozim-akuzë ndaj 11 të tjerëve, si dhe katër personave juridikë, lidhur me një skemë të organizuar që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit dëm mbi 6.5 milionë euro.

Sipas hetimeve, grupi ka vepruar gjatë periudhës 2023–2025, duke përfshirë një shtetas serb, pronar kompanish, dhe dy zyrtarë të administratës tatimore në Shkup, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar në shmangien e detyrimeve tatimore përmes udhëzimeve dhe lehtësimit të procedurave.

Organizatorët akuzohen për bashkim kriminal, fshehje të tatimit dhe pastrim parash, ndërsa anëtarët e tjerë për mashtrim tatimor dhe falsifikim dokumentesh. Vetëm nga shmangia e tatimeve, sipas aktakuzës, janë evituar mbi 16.7 milionë denarë, ndërsa përmes rimbursimeve të paligjshme të TVSH-së, dëmi arrin në mbi 33.6 milionë denarë.

Hetimet zbulojnë gjithashtu se mbi 401 milionë denarë janë futur në qarkullim për të fshehur origjinën e parave të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Në të njëjtën kohë, zyrtarë të tjerë të administratës tatimore akuzohen për keqpërdorim të detyrës, pasi dyshohet se kanë mundësuar përfitime të paligjshme për kompani të caktuara në vlerë mbi 349 milionë denarë, duke dëmtuar drejtpërdrejt buxhetin e shtetit.

Rasti tashmë është dorëzuar në Gjykatën Penale në Shkup dhe pritet të zbardhë një nga skemat më të mëdha të mashtrimit financiar në vend.

Burimi: Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit



Të ndryshme
Më shumë
Komuna e Budvës deklarohet për padinë e Kosovës për kthimin e 4.5 mijë metrave katrorë tokë24 June 2021
Taravari për takimin me Mickoskin: Do t’i sqarojmë disa punë që mendoj se ai i ka të paqarta 5 May 2025
Pendarovski: Vaksinimi është i rëndësishëm dhe duhet të kryhet pa vonesë23 September 2021