Nga Vendi
7 April 2026
Përplasje politike në Kumanovë, LSDM akuzon për keqpërdorim të nxënësve, ZNAM i quan shpifje

Debati politik është ashpërsuar në Kumanovë, pasi LSDM ka akuzuar kryetarin e komunës, Maksim Dimitrievski dhe partinë e tij ZNAM për keqpërdorim të fëmijëve në një aktivitet të organizuar në Shkollën Fillore “Koço Racin”.

Sipas LSDM-së, nxënësit janë detyruar të këndojnë një këngë të përdorur gjatë fushatës zgjedhore të Dimitrievskit, ndonëse aktiviteti ishte paralajmëruar si humanitar. Përfaqësuesja e Komisionit për Arsim nga kjo parti, Rozalija Angellovska, deklaroi se në vend të humanizmit, opinioni pa fëmijë të përdorur për propagandë politike, duke shtuar se përpjekjet për arsyetim janë të turpshme dhe se videoja e publikuar flet vetë.

Nga ana tjetër, Lëvizja ZNAM i hodhi poshtë kategorikisht këto akuza, duke i cilësuar si të rreme dhe dashakeqe. Në reagimin e tyre thuhet se ngjarja ka qenë një aksion humanitar i organizuar nga prindërit dhe artistët, pa asnjë detyrim apo përfshirje partiake, duke akuzuar LSDM-në se në mungesë të ideve po shpik skandale.

Ngjarja ka marrë vëmendje të gjerë pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku nxënësit shfaqen duke kënduar këngën në gjuhën rome, e njohur si pjesë e fushatës së fundit lokale.

Burimi: Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Lidhja me prezantuesen seksi, Jeff Bezos drejt një martese të dytë?16 June 2021
E dhimbshme/ Nëna e 22-vjeçarit që u vetvar në Prishtinë: Djali jem, ma thave shpirtin25 August 2021
Fushata zgjedhore: VLEN dhe AKI tubime në Shkup, VMRO-DPMNE në Vevçan, Strugë dhe Resnjë, LSDM në Llozovë, Karbinci dhe Probishtip30 September 2025