Nga Rajoni
8 April 2026
18 vite marrëdhënie diplomatike, SHBA përkujton ngritjen e ambasadës në Prishtinë

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka përkujtuar 18-vjetorin e ndryshimit të statusit të misionit të saj diplomatik në Kosova, duke theksuar rëndësinë historike të këtij momenti në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në një reagim publik, ambasada rikujtoi se më 8 prill 2008, misioni amerikan në Prishtinë u shndërrua zyrtarisht nga Zyrë e SHBA-së në Ambasadë, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

“Me Kosovën zyrtarisht si shtet të pavarur dhe me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, hapi tjetër ishte të pasqyrohej kjo marrëdhënie në praninë tonë diplomatike”, thuhet në njoftim, duke shtuar se “më 8 prill 2008, statusi i misionit ndryshoi zyrtarisht nga Zyra e SHBA-së në Ambasadë të SHBA-së”.

Sipas ambasadës, ky zhvillim erdhi menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës më 18 shkurt 2008, një ditë pas shpalljes së pavarësisë së vendit më 17 shkurt.

Ky përvjetor konsiderohet një moment reflektimi për partneritetin e vazhdueshëm ndërmjet dy shteteve dhe rolin e diplomacisë në forcimin e tij.



Të ndryshme
Më shumë
“S’dua të të dëgjoj”, Petkoviq thotë se takimi me Bislimin ishte i tensionuar 8 July 2021
Ali Ahmeti: Ambasadorët shqiptarë kanë detyrim kushtetues për të mbrojtur interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen 4 July 2025
FSHF organizon takim me Shoqatën e Klubeve Europiane dhe shqiptare në ‘Shtëpinë e Futbollit’30 April 2025