Nga Vendi
8 April 2026
Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë shënon hap historik për barazinë në institucione

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka theksuar se miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat shënon një moment të rëndësishëm për rikthimin e drejtësisë dhe barazisë reale në institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Fetai deklaroi, “Ligji i ri i vendos fund praktikës së përdorimit të parimit të përfaqësimit të drejtë si instrument politik. Ai mbyll zbrazëtitë juridike që për vite janë shfrytëzuar për qëllime të politikës ditore dhe vendos kornizë të qartë, të detyrueshme dhe transparente për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.”

Sipas tij, për herë të parë ky parim institucionalizohet me mekanizma konkretë që e bëjnë të pamundur manipulimin dhe keqpërdorimin e tij. Fetai shtoi se miratimi i ligjit është rezultat i angazhimit të gjatë dhe këmbëngulës për ta kthyer përfaqësimin e drejtë nga një slogan politik në një standard ligjor dhe institucional.

Ky ligj, sipas zyrtarit, hap rrugën për administratë më të drejtë, më profesionale dhe më të besueshme për qytetarët, duke i dhënë fund praktikave të vjetra të manipulimit.



Të ndryshme
Më shumë
Pahor: Maqedonia e Veriut bëri gjithçka dhe nuk fitoi asgjë 2 September 2021
Maqedoni, nga dita e premte fillojnë me punë kafenetë në të mbyllur dhe fitneset23 June 2020
Osmani: Nuk ka nevojë dhe nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare20 October 2021