Nga Rajoni
8 April 2026
SPAK kryen kontrolle në qelitë e Ilir Beqaj, Erjon Veliaj dhe Aurel Zarkës

SPAK ka kërkuar ditën e djeshme kontrollime në Burgun e Durrësit për aparate telefonikë, duke përfshirë qelitë e Ilir Beqaj, Erjon Veliaj dhe Aurel Zarkës. Burimet e gazetares së Top Channel Anila Hoxha bëjnë me dije se kërkesa e prokurorëve të posaçëm drejtuar policisë së burgjeve erdhi pas përplasjeve në gjykimin administrativ, ku kryebashkiaku i Tiranës hodhi akuza për mënyrën e emërimit në detyrë të një prokurori të çështjes.

Po ashtu, SPAK ka kërkuar edhe listën e takimeve të personave që Veliaj ka pasur gjatë kohës në burg.

Burimi: Top Channel



Të ndryshme
Më shumë
Liderët shqiptarë në rajon përkujtojnë Dr. Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta21 January 2026
VLEN: Garantojmë bashkëpunim të sinqertë me partnerët tanë ndërkombëtarë20 May 2025
“29 Korrik – Përkujtimi i Dëshmorit Tahir Sinani: Heroi që u Flijua për Lirinë”29 July 2025