Sport
9 April 2026
Shqipëria e nis me barazim ndaj Qipros, rastet e humbura i mohojnë fitoren

Kombëtarja shqiptare e futsallit ka nisur me barazim 2-2 përballë Qipros rrugëtimin në raundin paraeliminator të Grupit E për Kupën e Botës, në një ndeshje të zhvilluar në Parkun Olimpik të Tiranës.

Skuadra e drejtuar nga Erind Resuli tregoi epërsi në lojë dhe krijoi më shumë raste, por nuk arriti të marrë tre pikët. Shqipëria kaloi e para në avantazh me golin e Halim Selmanajt, ndërsa Qipro reagoi shpejt duke barazuar dhe më pas duke përmbysur rezultatin.

Reagimi i kuqezinjve erdhi menjëherë, me Fabiano Tafën që riktheu baraspeshën për 2-2, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.

Në pjesën e dytë, Shqipëria ushtroi presion të vazhdueshëm dhe iu afrua disa herë golit të fitores, por mungesa e konkretizimit dhe një shtyllë në minutat e fundit i mohuan suksesin.

Kuqezinjtë do të rikthehen në fushë në ndeshjen e radhës ndaj San Marinos, ku do të synojnë fitoren e parë në grup.

Burimi: Federata Shqiptare e Futbollit



Të ndryshme
Më shumë
Koci për kamarierët shqiptarë: Po u vjen era djersë, s’po mund as të hash ushqim29 June 2021
Nuk do ju besohet se kjo është ‘Kallashi’ (FOTO25 June 2020
“Takohemi të hënën dhe…”, kryeministrit belg i dalin mesazhet me pornostaren e njohur italiane23 August 2021