ShowBiz
11 October 2021
A do të ketë një ribashkim me Borën? Danaldi jep përgjigjen interesante

Që kur u ndan, Bora dhe Donaldi kanë qenë tejet të përfolur në media, si dhe fansat janë ata të cilët gjithmonë kanë bërë reagime sa i përket lidhjes së tyre.

Donaldi është bërë pjesë e “BBV” dhe aty nuk heziton të tregoi detaje nga jeta e tij private.

Ishte gazetarja, Paloma ajo e cila i bëri pyetje për marrëdhënien me Borën si dhe cila ishte arsyeja e ndarjes mes tyre.

Biseda:

Paloma: As xhelozia?

Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.

Paloma: Ti e vuan tani?

Donaldi: Jo…tani jo.

Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…

Donaldi: Jo, jo.

Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.

Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)

Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?

Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.

Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?

Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.

Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?

Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.

Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?

Donaldi: Mbaroi intervista, duke mos dashur të thotë asgjë më shumë.



Të ndryshme
Më shumë
Më 13 tetor fillon procesi gjyqësor për protestuesit në Tetovë29 September 2021
Sali Berisha po feston ditëlindjen dhe kjo është dhurata që i bëri fansi më i madh, Stresi15 October 2021
Sa është pasuria e liderëve shqiptarë në Maqedoni24 June 2021