Nga Vendi
12 April 2026
Heshtje nga Prokuroria për rastin e Artan Grubit, pa detaje mbi hetimet

Edhe pse i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak me mbikëqyrje policore 24-orëshe, ende nuk ka transparencë publike mbi zhvillimet në rastin e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi. Prokuroria Themelore Publike, e cila po udhëheq hetimin, ka refuzuar të japë detaje lidhur me fazën aktuale të procedurës.

“Në lidhje me këtë lëndë, në këtë fazë të procedurës nuk jemi në gjendje të ndajmë detaje për veprimet që po ndërmerren”, deklaruan nga Prokuroria, duke theksuar se ruajtja e integritetit të procedurës është detyrim në çdo rast të veçantë.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse Grubi ka dhënë deklaratë para prokurorit dhe nëse mbrojtja e tij ka pasur qasje në provat e lëndës, pasi avokati i tij nuk ka qenë i qasshëm për koment.

Pas më shumë se një viti në arrati, Grubi iu dorëzua autoriteteve më 23 shkurt në pikën kufitare Bllacë. Megjithatë, në vend të paraburgimit, gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak, duke marrë parasysh rreziqet e sigurisë.

Ai dyshohet, së bashku me ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, për përfshirje në një skemë përvetësimi prej rreth tetë milionë eurosh përmes prokurimit të aparateve VLT. Kujtojmë se gjatë vitit 2024, Grubi u përfshi në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për shkak të dyshimeve për korrupsion të ndërlidhur me rastin “Target”.

Burimi: Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Deputetja e VLEN-it për shkollën në Nerovë: Nuk e di çfarë kontributi ka dhënë Ambasadori Mejdani që po gllabëron meritat!?? 3 July 2025
Gjynah, je zverdhur'- Julin debaton me Meritonin: Biri im...jo me babin16 January 2024
Kontroll policor në Bërvenicë të Tetovës, arrestohen dy persona 3 March 2021