Nga Rajoni
12 April 2026
Begaj apel për solidaritet në Pashkë, mesazh për paqe dhe bashkëjetesë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë urimet e tij për festën e Pashkës Ortodokse, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe vlerave njerëzore në shoqëri.

Në mesazhin e tij, ai uroi paqe, dashuri dhe mbarësi për të gjithë qytetarët, veçanërisht për besimtarët ortodoksë që kremtojnë këtë festë të shenjtë, duke vënë në pah nevojën për më shumë mirëkuptim dhe bashkëjetesë.

“Gëzuar Pashkën, qoftë një Pashkë e bekuar për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë shqiptarët, uroj që drita e qiririt të ndriçojë zemrën e çdo individi dhe të gjithë shoqërisë sonë, të bëhemi më të mirë për njëri-tjetrin, më solidarë dhe më të mbarë për njëri-tjetrin”, u shpreh Begaj.

Ai gjithashtu uroi drejtuesit fetarë për shërbesë të suksesshme, duke theksuar rolin e tyre në forcimin e harmonisë dhe unitetit në vend.

Burimi: abcnews.al



Të ndryshme
Më shumë
Aksident në autostradën Tetovë-Gostivar, humb jetën 33 vjeçarja teksa gjashtë persona janë të lënduar 1 June 2025
Zaev: Do të sigurojmë mjete për furnizimin e tabletave për fëmijët e familjeve më të varfra 3 September 2021
Trump: Joe Biden nuk përfitoi asgjë nga samiti18 June 2021