Sport
12 April 2026
Muriqi shkëlqen me dy gola, Mallorca triumfon 3-0 dhe largohet nga zona e rrezikut

RCD Mallorca ka shënuar fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Rayo Vallecano në javën e 31-të të La Liga-s, duke bërë një hap të madh drejt sigurimit të mbijetesës në elitën e futbollit spanjoll.

Protagonist kryesor i ndeshjes ishte sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili realizoi dy gola dhe udhëhoqi skuadrën drejt fitores bindëse.

Me këto realizime, Muriqi ka hyrë në histori të klubit, duke tejkaluar legjendën Samuel Eto’o në listën e golashënuesve më të mirë të Mallorcas.

Pas këtij triumfi, Mallorca ngjitet në pozitën e 15-të në tabelë, me gjithsej 34 pikë të grumbulluara deri tani në kampionat.



Të ndryshme
Më shumë
BDI shpreh ngushëllime dhe apelon në zbardhjen e plotë të rastit 9 September 2021
Elijona flet për herë të parë për ndarjen me Klodin24 September 2026
Jansha: Është i mundur përparimi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetor 6 July 2021