Sport
12 April 2026
Shqipëria U-19 mposhtet nga Turqia, vendoset nga një gol në fund të pjesës së parë

Kombëtarja U-19 e vajzave e Shqipërisë ka pësuar humbje minimale 1-0 ndaj Turqisë në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.

Skuadra e drejtuar nga Daniela Kodra zhvilloi një përballje të balancuar, duke ruajtur ritmin dhe organizimin në pjesën më të madhe të lojës, por një moment i vetëm vendosi fatin e takimit. “Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 41-të”, nga Yaren Ersen, duke i dhënë avantazhin Turqisë.

Në pjesën e dytë, kuqezezat shtuan përpjekjet në sulm për të barazuar rezultatin, por pa sukses në finalizim. Vështirësitë u shtuan edhe më shumë në minutën e 73-të, kur Shqipëria mbeti me një lojtare më pak pas përjashtimit të Hysës me karton të kuq.

Pas dy ndeshjeve të para, Shqipëria ka grumbulluar një pikë në grup, ndërsa sfidën e fundit do ta zhvillojë ndaj Lihtenshtejnit më 15 prill.

Burimi: FSHF



Të ndryshme
Më shumë
Panik në shkollën “Stiv Naumov” në Manastir pas kërcënimeve të një nxënësi 8 May 2026
“Durmo Turs”, Prokuroria: Mbrojtja falsifikoi gjetjet e ekspertëve 6 July 2020
Nesër skadon afati për aplikim për shujtën studentore30 August 2021