Mbrëmja e djeshme ka qenë e veçantë për Aurorën, e cila ka festuar kanagjegjin e saj mes njerëzve më të afërt, familjarëve dhe të dashurve të saj.
Dhe ashtu siç e do tradita, ajo është shfaqur e veshur me veshje tradicionale, duke i dhënë festës një atmosferë edhe më të veçantë.
Partneri i saj, Kushtrim Kelani, ka ndarë në Instagram një moment të veçantë nga mbrëmja.
Ai ka publikuar një video të Aurorës gjatë festës, të cilën e ka shoqëruar me një dedikim të ëmbël:
“Drenusha e Drenicës”.
Pas kanagjegjit, çifti tashmë po bëhet gati për hapin e radhës, pasi së shpejti pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë të madhe.
/Prive By LS
