Nga Rajoni
13 April 2026
Magyar fiton zgjedhjet në Hungari, i jep fund 16 viteve qeverisje të Orbanit

Në Hungari janë zhvilluar zgjedhje parlamentare që kanë sjellë një ndryshim të madh politik, ku partia “Tisza”, e udhëhequr nga Peter Magyar, ka siguruar fitore bindëse dhe shumicë parlamentare.

Sipas rezultateve, “Tisza” ka fituar 138 ulëse nga gjithsej 199 në Kuvend, duke siguruar shumicën prej dy të tretash, ndërsa partia e kryeministrit në largim Viktor Orbán ka marrë 55 deputetë. Orbán ka pranuar humbjen, duke deklaruar se “rezultati i zgjedhjeve është i dhimbshëm për ne, por i qartë. Përgjegjësia dhe mundësia e qeverisjes nuk na u dhanë. E përgëzova fituesin”.

Nga ana tjetër, Magyar në fjalimin e fitores ka theksuar orientimin pro-evropian të vendit, duke thënë se “populli hungarez i tha po Evropës, i tha po Hungarisë së lirë”.

Fitorja e tij shihet si fundi i një periudhe 16-vjeçare të qeverisjes së Orbanit, gjatë së cilës janë ngritur akuza për kufizim të mediave dhe ndikim në institucione.



Të ndryshme
Më shumë
Në vendin e tragjedisë në Tetovë mbrëmë u vendosen lule10 September 2021
Regjistrimi në Maqedoni: Për një ditë janë regjistruar mbi shtatë mijë mërgimtarë24 March 2021
Sela: Është skandaloze mospranimi i dorëheqjes, nëse Zaevit i dhimbet Filipçe të ikin të dytë së bashku16 September 2021