Nga Vendi
23 June 2026
Sali: Kush është lodhur nga funksioni duhet të largohet, VLEN po përgatit raportin për funksionarët

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka bërë të ditur se në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë, VLEN është në fazën e përfundimit të raportit për performancën e të gjithë funksionarëve të saj, ndërsa vendimet do të merren mbi bazën e këtij vlerësimi. Në emisionin “360 Gradë” në TVM1, Sali tha se tashmë është zhvilluar një takim ku është analizuar funksionimi i qeverisë dhe bashkëpunimi mes partnerëve, me synimin që të realizohen premtimet e dhëna para qytetarëve. “Konsideroj se kjo do të jetë baza se si koalicioni qeveritar do të ecë më tej. Është analizuar puna e qeverisë dhe e ministrave që të realizohet ajo që është premtuar. Nëse ka ndonjë që është lodhur nga funksioni duhet të shkojë. Analizohen të gjitha performancat e funksionarëve dhe në VLEN jemi në fazën e kompletimit të raportit për drejtorët, ministrat, zëvendësministrat dhe drejtuesit e institucioneve të tjera. Në bazë të atij raporti do të sjellim vendim se ku duhet të freskohet ekipi”, deklaroi Sali. Ai shtoi se me rikonstruimin e Qeverisë do të plotësohen edhe pozitat ministrore të mbetura vakante, ndërsa nuk përjashtoi ndryshime të tjera brenda ekipit të VLEN-it. “Do të ketë freskim në ekipin e VLEN-it, ndërsa për pjesën tjetër mbetet e hapur. Po bisedojmë për mundësinë që të ndërrohen emrat ose resorët”, tha Sali.



Të ndryshme
Më shumë
Sot pritet të rikthehen aktivitetet zgjedhore në Maqedoninë e Veriut22 October 2025
Gjobiten 188 shoferë në Shkup, 39 prej tyre për tejkalim shpejtësie 2 July 2021
Nuk po bëhen rehat! Ndahen përsëri çifti i njohur22 June 2021