Nga Rajoni
14 April 2026
Projektligji për Energjinë në Kosovë kalon në Komision, shoqërohet me debate

Komisioni për Ekonomi në Kosovë ka miratuar në parim Projektligjin për Energjinë me pesë vota pro, duke e avancuar atë drejt procedurave të mëtejshme parlamentare.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deklaroi se ky projektligj ka për qëllim forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve dhe harmonizimin e sektorit energjetik me standardet e Bashkimit Evropian.

Gjatë shqyrtimit, deputetët e opozitës ngritën shqetësime lidhur me përqendrimin e kompetencave dhe mundësinë e dobësimit të rolit të rregullatorit në tregun energjetik.

Projektligji pritet të diskutohet në fazat e ardhshme në Kuvend, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të adresohen vërejtjet e ngritura gjatë debatit.

Burimi: Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë
Konferenca e 7-të ndërqeveritare sot në Bruksel, Shqipëria hap grupkapitullin e fundit me BE-në17 November 2025
Mickoski kritikon profesorët dhe mbron ligjin e ri për arsimin e lartë17 April 2026
Gjendet e vdekur në banjo një 35 vjeçare nga Gostivari13 September 2021