Nga Vendi
17 April 2026
Mickoski kritikon profesorët dhe mbron ligjin e ri për arsimin e lartë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se ligji i ri për arsimin e lartë synon rritjen e cilësisë në universitete dhe vendosjen e standardeve më të qarta për punën akademike.

Ai theksoi se rektorët e universiteteve shtetërore kanë shprehur mbështetje për këtë ligj, ndërsa kritikoi ashpër kundërshtarët, duke i cilësuar si manipulues që, sipas tij, kanë frikë nga kriteret e reja për avancim në tituj akademikë.

Sipas Mickoskit, problemi kryesor qëndron te mungesa e angazhimit në kërkimin shkencor, duke shtuar se, “nuk duan të shkruajnë asnjë punim shkencor, ndërkohë që kërkojnë paga të larta dhe angazhim minimal”.

Ai nënvizoi se puna universitare duhet të mbështetet në tre shtylla kryesore, mësimdhënie, bashkëpunim me sektorin ekonomik dhe kërkim shkencor, duke shtuar se Qeveria ka siguruar edhe qasje falas në databaza ndërkombëtare si Web of Science dhe Scopus.

Mickoski shtoi se rritja e pagave për stafin universitar është realizuar përmes marrëveshjes kolektive, por theksoi se kjo duhet të shoqërohet me përgjegjësi dhe rezultate konkrete në punë.



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëri, bien rastet e reja me COVID-1922 June 2020
Ndërron jetë një 7-vjeçare në Spitalin e Tetovës, Azir Aliu: Janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rrethanave22 September 2025
Dua Lipa uron nënën për ditëlindje: Faleminderit për çdo sakrificë që ke bërë për neve29 June 2021