Nga Vendi
27 July 2020
Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni rregullator i energjetikës dhe shërbimeve të ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka sjellë vendim për uljen e çmimeve për shitje me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,26 % në raport me çmimet e javës së kaluar.

Çmimet për shitje me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 denarë për litër, kështu që çmimi për shitje me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 59,50 den/litër, derisa çmimi për shitje me pakicë i EUROSUPER BS-98 është 61,50 denarë për litër.

 

Çmimi për shitje me pakicë i EURODIZEL (D-E V) nuk ndryshon, respektivisht mbetet në të njëjtin nivel prej 53,00 denarë për litër. Çmimi për shitje me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 0,50 denarë për litër dhe do të jetë 53,00 den/l.

Këto çmime hyjnë në fuqi në mesnatën e sotme dhe do të zgjasin deri në javën e ardhshme./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Shahpaska: Po të mos ishte pandemia, do të kishim tejkaluar pagën mesatare prej 500 eurosh29 July 2021
BDI nesër paraqet 18 kandidatët për kryetar komune 3 September 2021
MPB: Tre shtetas të Maqedonisë janë të përfshirë në sulmin e Vjenës 3 November 2020