Nga Vendi
17 April 2026
Toshkovski në Uashington, thellim i bashkëpunimit me SHBA në siguri dhe luftë kundër krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, po zhvillon një vizitë pune në Uashington në kuadër të dialogut strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës, ai ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të FBI, Byrosë për Siguri Diplomatike dhe institucione të tjera amerikane të sigurisë, ku është konfirmuar partneriteti strategjik mes dy vendeve.

Në fokus të bisedimeve kanë qenë lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës, trafikimit të njerëzve dhe terrorizmit, si dhe mbështetja për modernizimin e policisë përmes programeve ndërkombëtare të trajnimit.

Në deklaratën e tij, Toshkovski tha se “u konfirmua partneriteti strategjik ndërmjet SHBA-ve dhe Maqedonisë, veçanërisht në fushën e sigurisë… dhe biseduam për tema me interes të përbashkët si lufta kundër krimit të organizuar, drogës, terrorizmit dhe trafikimit të njerëzve”.

Vizita vlerësohet si pjesë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.



Të ndryshme
Më shumë
Ky është emri i vërtetë i moderatores Bora Zemani16 October 2021
Osmani: Mesazhet nga Brukseli nuk janë të mira, por duhet të vazhdojmë të punojmë29 September 2021
Lajm i mirë nga Tetova! Edhe sot asnjë i vdekur nga Covid 1915 September 2021