Nga Vendi
17 April 2026
Mexhiti: VLEN solli ndryshim në bllokun shqiptar, nuk i trembemi zgjedhjeve të parakohshme

Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti, ka deklaruar se ky koalicion ka vendosur standarde të reja në skenën politike shqiptare, duke theksuar se ndryshimi erdhi përmes bashkëpunimit dhe jo veprimeve individuale.

Në një intervistë për emisionin “Samo intervju” në Kanal 5, ai u shpreh se, “dëshmuam dhe sollëm ndryshime në bllokun politik shqiptar pas 20 vitesh, jo individualisht, por si ekip”, duke shtuar se bashkimi i opozitës ishte hapi i parë drejt këtij transformimi.

Mexhiti theksoi se koordinimi brenda koalicionit është i vazhdueshëm dhe i fokusuar në realizimin e programit të premtuar, ndërsa nënvizoi se VLEN nuk ka frikë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas tij, “nëse do të kishte zgjedhje të parakohshme, kjo do të nënkuptonte fundin e Bashkimi Demokratik për Integrim”, ndërsa shtoi se aktualisht nuk ka nevojë për një proces të tillë, pasi shumica parlamentare është stabile dhe ndër më të mëdhatë në historinë e Kuvendit.



Të ndryshme
Më shumë
Nën ritmet e “hajde luj qyqek”: Këngëtarja serbe mbushet me bakshishe 6 July 2021
Dje janë vaksinuar gjithsej 7.518 qytetarë në Maqedoni23 September 2021
Ekskluzive/ Ali Ahmeti Të Hënën Do Të Shkojë Si Dëshmitar Në Hagë22 August 2020