Nga Vendi
18 April 2026
Aksion policor në Strugë, kapet drogë dhe ndalohet një 31-vjeçar

Një operacion policor i zhvilluar në Strugë ka çuar në zbulimin e lëndëve narkotike dhe ndalimin e një personi, bëjnë të ditur autoritetet.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 17 prill rreth orës 17:40 në rrugën “Niko Nestor”, ku efektivët e policisë kanë privuar nga liria një 31-vjeçar me inicialet E.I., me origjinë nga Shtipi dhe qëndrim të përkohshëm në Strugë.

“Në rr. “Niko Nestor” në Strugë, nëpunës policorë nga NJPB Strugë e kanë privuar nga liria E.I. (31) nga Shtipi, me qëndrim të përkohshëm në Strugë, pasi tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Më pas, me urdhër gjykate, është realizuar bastisje edhe në hapësirat ku ai qëndron, me ç’rast, gjithashtu, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë”, njoftuan nga MPB.

Autoritetet bëjnë të ditur se i dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe pas përfundimit të procedurave hetimore, ndaj tij do të ndërmerren veprimet ligjore përkatëse.



Të ndryshme
Më shumë
Mbledhje e Komisionit për Politikë të Jashtme16 June 2021
Nga 1 marsi qytetarët e Maqedonisë do të mund të kryejnë pagesat në postë11 December 2020
Garë e ngushtë etnike në Kërçovë31 October 2021