Nga Rajoni
18 April 2026
Konjufca në forumin diplomatik në Antalia, theksohet bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në edicionin e radhës të Antalya Diplomacy Forum, ku u zhvillua takimi i ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi, i organizuar nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, mblodhi përfaqësues të lartë diplomatikë të rajonit për të diskutuar sfidat aktuale dhe zhvillimet gjeopolitike.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe koordinimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur zhvillimet globale kërkojnë qasje të përbashkët dhe angazhim më të madh diplomatik.

Sipas Konjufcës, në takim u ritheksua edhe përkushtimi i Turqisë për të mbështetur vendet e rajonit dhe për të qenë një partner aktiv në proceset e bashkëpunimit dhe stabilitetit.

Forumi në Antalia vijon të konsiderohet si një platformë kyçe për dialog diplomatik dhe për afrimin e qëndrimeve mes vendeve të rajonit dhe partnerëve ndërkombëtarë.



Të ndryshme
Më shumë
Rrethojat vendosen para Qeverisë në Prishtinë, policia shton masat e sigurisë para vendimit në Hagë16 September 2026
Xhaferi në takim me Shentop: RMV dhe Turqia ndajnë vlera të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin në rajon23 June 2021
Rreziku që vjen nga TikTok 2 September 2020