Nga Rajoni
18 April 2026
Partia Tisza forcon shumicën në Hungari pas përpunimit të votave, Orban pëson humbje të thellë

Partia Peter Magyar dhe formacioni i tij Partia Tisza ka forcuar shumicën parlamentare në Hungari pas përpunimit të votave postare, të misioneve të huaja dhe atyre të transferuara, duke arritur në 141 vende nga 199 gjithsej, sipas autoriteteve zgjedhore.

Rezultatet e zgjedhjeve të fundit shënojnë një fitore të thellë për Tisza, e cila i dha fund sundimit 16-vjeçar të kryeministrit Viktor Orban. Partia e tij Fidesz pësoi një rënie të ndjeshme, duke fituar vetëm 10 zona zgjedhore nga 106 dhe duke siguruar 52 vende në parlament.

Orban pranoi rezultatin pas publikimit të shifrave, ndërsa pjesëmarrja e lartë në votime u cilësua si një nga faktorët kyç të ndryshimit politik në vend.

Në deklaratën e tij, Magyar tha, “një shumicë e paparë, një mandat i paparë dhe në të njëjtën kohë përgjegjësi”, duke theksuar pritshmëritë e larta për qeverisjen e re.

Rezultati pritet të hapë një fazë të re politike në Hungari, me mundësi për ndryshime në politikat e brendshme dhe reformat e sundimit të ligjit.



Të ndryshme
Më shumë
Mjekët shqiptarë që punojnë në Europë: Situatë shqetësuese, tregoni kujdes27 June 2020
Zgjatet për 1 muaj izolimi në Australi, dislokohet ushtria në rrugë30 July 2021
Pas plot 12 vitesh, Fatmir Dehari i BDI-së sot e la Komunën e Kërçovës10 November 2025