Nga Rajoni
19 April 2026
BE hap derën për Shqipërinë, anëtarësimi i mundshëm edhe para vitit 2030

Shqipëria mund të avancojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian më shpejt nga sa ishte parashikuar, duke e bërë të mundur integrimin edhe përpara vitit 2030. Kështu u shpreh komisionerja evropiane për zgjerimin, Marta Kos, gjatë një diskutimi në Atlantic Council, ku theksoi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo vlerësoi ritmin e reformave në rajon, duke veçuar Shqipërinë dhe Malin e Zi si dy vendet më përpara në këtë proces. Sipas saj, perspektiva e anëtarësimit mbetet reale dhe e arritshme nëse vijojnë rezultatet konkrete.

Kos u shpreh, është gjithashtu e mundur që Shqipëria të bëhet anëtare deri në vitin 2030 ose edhe më herët, duke nënvizuar se procesi bazohet në meritë dhe përmbushje kriteresh.

Në lidhje me idetë për një integrim të pjesshëm në BE, ajo ishte e prerë, nuk ka anëtarësim “light”, ose je anëtar dhe gëzon të gjitha të drejtat, ose nuk je. Ajo shtoi se roli i saj është të mbështesë vendet drejt anëtarësimit të plotë, në përputhje me rregullat e Traktatit Evropian.



Të ndryshme
Më shumë
Kapet me 100 mijë franga një shofer nga Gostivari në vendkalimin kufitar Deve Bair 2 September 2021
Sot pritet të rikthehen aktivitetet zgjedhore në Maqedoninë e Veriut22 October 2025
Bilall Kasami: “Të vendosim bashkërisht për fatin e qytetit tonë!”19 October 2025