Nga Vendi
20 April 2026
Sali prezanton progresin e reformave, 16 hapa drejt vlerësimit pozitiv nga BE

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka prezantuar para përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ecurinë e zbatimit të Agjendës së Reformave 2024–2027, duke theksuar se pjesa më e madhe e hapave të ndërmarrë pritet të marrin vlerësim pozitiv.

Sipas njoftimit nga Kabineti i tij, nga 21 masa reformuese të dorëzuara, 16 prej tyre janë në pritje të një vlerësimi pozitiv, çka mund të sjellë për vendin rreth 70 milionë euro mbështetje financiare nga BE.

Gjatë takimit u veçua progresi në disa sektorë kyç, përfshirë menaxhimin e financave publike, tranzicionin energjetik, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e klimës së biznesit, të cilat synojnë rritjen e cilësisë së qeverisjes dhe përafrimin me standardet evropiane.

Megjithatë, u theksua se mbeten sfida, sidomos në zbatimin e reformave ligjore më komplekse dhe në respektimin e afateve brenda periudhës së përcaktuar. Në këtë drejtim, qeveria po intensifikon bashkëpunimin dhe koordinimin me Komisionin Evropian.

“Agjenda e Reformave nënkupton rezultate konkrete për qytetarët dhe forcim të besimit në institucione”, u shpreh Sali.



Të ndryshme
Më shumë
MSH: Qytetarët në disa mënyra mund të marrin certifikatat për vaksinim17 August 2021
Trump paralajmëron për Kubën, lë të hapur edhe opsionin ushtarak28 March 2026
Sot mbahet seancë e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës16 September 2021