Nga Rajoni
20 April 2026
AAK paralajmëron zgjedhje të reja, kritikon mungesën e rezultateve në qeverisje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e kryesisë, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, përfshirë edhe procesin e zgjedhjes së presidentit dhe situatën e përgjithshme institucionale.

Ky subjekt politik vlerëson se mungesa e rezultateve në qeverisje dhe mungesa e një agjende të qartë zhvillimore dhe bashkëpunuese po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Në një njoftim për media, AAK ka theksuar se kjo situatë po krijon paqartësi politike dhe institucionale.

“Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike në vend. Mungesa e rezultateve në qeverisje, në mungesë të një agjende të qartë zhvillimore dhe bashkëpunuese, fatkeqësisht po e shtyn vendin prapë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Në mbledhje është trajtuar edhe procesi i brendshëm zgjedhor i partisë, i cili sipas AAK-së po zhvillohet sipas planifikimit dhe me përfshirje të gjerë të strukturave.

Sipas njoftimit, zgjedhjet në nivel dege pritet të përfundojnë më 10 maj, ndërsa Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor do të mbahet më 24 maj, ku do të zgjidhen kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë.



Të ndryshme
Më shumë
Moti me vranësira dhe reshje shiu 5 July 2021
Zgjedhjet e reja në Kosovë paralajmërojnë kosto të lartë ekonomike 7 March 2026
REL: Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit?18 September 2026