Teknologji
21 April 2026
Apple kalon në epokë të re, John Ternus pason Tim Cook si drejtor ekzekutiv

Kompania Apple ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në drejtim, duke emëruar John Ternus si drejtorin e ri ekzekutiv, në vend të Tim Cook, i cili largohet pas 15 vitesh në krye të kompanisë.

Ternus, aktualisht drejtues i inxhinierisë së pajisjeve dhe pjesë e Apple prej 25 vitesh, do të marrë zyrtarisht detyrën më 1 shtator. Ndërkohë, Tim Cook do të kalojë në rolin e kryetarit ekzekutiv, ku do të kontribuojë në orientimet strategjike dhe procesin e tranzicionit.

Në deklaratat e tyre, Cook e ka cilësuar Ternus si “vizionar” dhe drejtuesin e duhur për të ardhmen e kompanisë, ndërsa Ternus e ka falënderuar Cook duke e quajtur “mentor” dhe ka shprehur gatishmëri për sfidat e reja.

Gjatë karrierës së tij, Ternus ka qenë i përfshirë në zhvillimin e produkteve kryesore të Apple, përfshirë iPhone, iPad, AirPods dhe Apple Watch, si dhe në kalimin e Mac drejt çipave të brendshëm të kompanisë.

Ky ndryshim vjen në një periudhë sfidash për Apple, e cila po përballet me presion për rritje të inovacionit dhe zhvillim të teknologjive të reja, përfshirë inteligjencën artificiale dhe pajisjet e gjeneratës së ardhshme.



Të ndryshme
Më shumë
Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve për miqësoren ndaj San Marinos 4 October 2025
Thaçi: Me këto vota, BDI ka 21 deputetë!27 October 2021
Dhunë para shkollës: Të miturit rrahin djalin 14-vjeçar dhe e publikojnë videon në rrjete sociale15 May 2026